Jozefina Topalli: “Jam këtu për të falënderuar të gjithë qytetarët të qytetit të Shkodrës, për të falënderuar të gjithë banorët e qarkut të Shkodrës, të cilët kanë bërë të mundur që sot të realizojmë një ndër zgjedhjet me infrastrukturën më moderne dhe me pjesëmarrjen më të pa imagjinueshme që mund të arrihej në një ditë si kjo. Vetëm në bashkinë e Shkodrës, pjesëmarrja është rritur më të paktën 14 mijë vota. Është një e paimagjinueshme, është diçka shumë e bukur. Në qarkun e Shkodrës rritja e pjesëmarrjes shkon në rreth 20 mijë vota të tjera plus në pjesëmarrje. Kjo është kulmi i një pjesëmarrje që mund të mendohej qoftë edhe dy javë përpara. Për këtë unë dua t’i them faleminderit çdo burri, çdo gruaje, çdo zonje, çdo prindi, çdo studenti, çdo të riu që për herë të parë ka marrë pjesë në këto votime dhe ka votuar. Dua ti them faleminderit të gjithë banorëve të komunave, të bashkive të ndryshme edhe të Malësisë së madhe edhe të Pukës e në mënyrë të veçantë të gjithë rrethit të Shkodrës. Kjo ishte një ditë e bukur në të cilën përsëri Shkodra ka thyer rekordin e pjesëmarrjes. Unë personalisht jam mirënjohëse për gjithë jetën time, për këtë dhuratë të shkëlqyeshme që shkodranët i kanë bërë demokracisë, ëndrrave të tyre, historisë së tyre. Mirënjohja ime është e pamasë, por unë besoj se ne shkodranëve do t’ua kthejmë si një shenjë përgjegjësie në katër vitet e ardhshme. Edhe njëherë faleminderit të gjithëve për kontributin dhe për pjesëmarrjen dhe për votën dhe për besimin tuaj. Unë po flas për një pjesëmarrje rekord, pjesëmarrja demokracia, demokracia është fitorja dhe Shkodra ka thyer të gjitha rekordet. Siç e kemi bërë gjatë gjithë ditës që të vazhdojmë me marrjen e kutive dhe me fillimin e procesit të numërimit, i cili për shkak të infrastrukturës moderne jep të mundur që të ketë një transparencë të plotë dhe të gjithë qytetarët do të jenë të informuar gjatë gjithë orëve në vazhdim për rezultatin dhe për votën e tyre dhe për rezultatin përfundimtar edhe njëherë faleminderit, faleminderit pa fund.”/tvklan.al