Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Është mbyllur mbrëmjen e djeshme festivali folklorik mbarëkombëtar në Gjirokastër. Kupën e këtij festivali e ka merituar Qarku i Gjirokastrës, ndërsa janë ndarë edhe çmimet e tjera. Në vendin e tretë janë vlerësuar grupet folklorike të Fierit, Prishtinës dhe Elbasanit. Në vend të dytë ka qëndruar Qarku i Vlorës dhe Korçës, ndërsa vendin e parë e ka zënë Qarku i Tiranës. 

Në evenimentin më të madh të muzikës popullore kanë marrë pjesë grupe jo vetëm nga Shqipëria, por nga mbarë bota, që nga grupi i shqiptarëve në Greqi, arbëreshët e Italisë, e deri tek grupi i diasporës shqiptare në Amerikë, që sollën në skenë këngëtaret e njohura si Eli Fara, Merita Halili e Gëzim Nika.

Gjithsesi, juria e festivalit nuk ka qenë shumë e kënaqur nga prurjet e folkut në këtë festival. Me ndarjen e çmimeve ka marrë fund edhe festa e Gjirokastritëve që për një javë rresht hapën portat për artistët këngëtarë dhe pjesëmarrësit në festival./tvklan.al