Koka: Emocione të forta mes konkurrentëve
Mbrëmja e tetë e Akademisë së Yjeve kaloi mes emocionesh të forta, lot e garë mes konkurrentëve.
E gërshetuar midis një gare të fortë dhe një spektakli të mirëfilltë nxënësit u paraqitën në sfidat e këngës dhe kërcimit.
Një pikë kulminante e kësaj mbrëmjeje ka qenë edhe pjesa koreografike, “Aladini nëpër botë”, e sjellë në mënyrë të shkëlqyer nga këta studentë.
Graciano dhe Kristi ishin dy konkurrentë të fortë që garuan në fushën e kërcimit e ndërsa një tjetër sfidë e vështirë ishte dhe ajo mes Uendit dhe Nidorës, ku të dyja vajzat interpretuan dy këngë të vështira.
I ftuari special i kësaj mbrëmjeje ishte përfaqësuesi i Raifeissen Bank, i impresionuar nga niveli i lartë i artistëve të rinj.
Peter Hakkenberg: “Jam shumë i impresionuar nga performanca e këtyre të rinjve, nga dëshira dhe pasioni që ata kanë për këngën dhe kërcimin. Është kënaqësi të jesh mes tyre.”
Uendi, një tjetër sfiduese e fortë, u paraqit sërish me një këngë mjaft të vështirë të Ëhitney Houston, e cila i shtoi dhe pikët.
“Mendoj se erdhi dita që unë të tregoj vlerat e mia dhe rezultatin. Mendoj se e dhashë mjaft të mirë sot duke përballuar një këngë aq të vështirë.”
Arbëresha qe një ndër të skualifikuarat e radhës, ku aspak pesimiste ajo premton se do të vijojë në këtë rrugë.
“Vlerësoj shumë punën e pedagogëve. Doja që të nxirrja në pah çdo gjë me mundësitë që kisha”.
Ajo që ka ndjerë emocione më të forta ka qenë e skualifikuara në fushën e kërcimit, Suzi, e cila u largua mes lotësh nga skena./tvklan.al