Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, dha një mesazh përmbyllës për protestën e sotme në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”.


Ai u shpreh i kënaqur me tubimin e sotëm, duke theksuar se opozita ia arriti qëllimit.

“Sot, ishte një ditë e jashtzakonshme! E gjithë Shqipëria në duart e opozitës, dua të falenderoj të gjithë të rinjtë e të rejat, qytetarët që iu bindën thirrjes në këtë hap të mosbindjes civile. Dua të falenderoj po ashtu qytetarët shqiptarë në përgjithësi, që shmangën përplasjen në këtë ditë dhe iu bindën thirrjes së opozitës me heshtjen e tyre, duke qëndruar në shtëpitë e tyre. Ditë e zezë për narko-regjimin dhe bandat e pushtetit. Të tmerruar kanë sjellë narko-policinë në çdo kryqëzim. Mosbindja civile ka nisur të japë frytet e veta, do i sjellë zgjidhje Shqipërisë e shqiptarëve. Qeveria teknike është e vetmja zgjidhje!”

Aksioni i radhës? Noka u shpreh se Partia Demokratike do njoftojë për çdo lëvizje në ditët vijuese.

“E shmangëm sot, por nuk e shmangim gjithmonë! (referuar zhvendosjes së protestës drejt Surrelit) Do ju njoftojmë për hapat e radhës, për një gjë të jeni të sigurt që kthim pas nuk ka!”, përfundoi ai.

/tvklan.al