Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Lufta për mbijetesë i ka marrë jetën një 27 vjeçare në qytetin e Elbasanit. Rreth orës 9 të mëngjesit është mbytur në lumin Shkumbin, Lindita Cenolli, nënë e dy fëmijëve me banim në lagjen “Fushë Mbret” në këtë qytet. Sipas dëshmitarëve okularë, Lindita ishte duke grumbulluar skrap anash lumit, por në një moment ajo ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në ujë.
Kalimtarët e rastësishëm kanë parë 27 vjeçaren që e ka rrëmbyer rrjedha dhe kanë lajmëruar policinë, por gjithçka ka përfunduar në mënyrë tragjike. Bashkëshorti i saj, Kujtim Cenolli dy ditë më parë është nisur drejt qyteteve të jugut për të mbledhur skrap, me të ardhurat që përfitoni nga shitja e tij ata mbanin familjen, vajzën 4 vjeçare dhe djalin 2 vjeç./tvklan.al