Një pushues ka humbur jetën teksa ka qenë duke u larë në det në Spille. Viktima është një 73-vjeçar me iniciale Gj.V.
Policia bën me dije se viktima dyshohet të ketë pësuar atak kardiak pasi ishte futur në det. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /tvklan.al