Influencerja e njohur Keisli Alia e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, duke folur lidhur me ngjarjen e rëndë të vrasjes së nxënësit 14-vjeçar pranë shkollës “Fan Noli” është shprehur se arsyeja kryesore e një shoqërie të dhunshme janë traumat e mbartura ndër vite të familjarëve të këtyre fëmijëve që dalin agresivë.
Ndër të tjera Keisli Alia ka treguar edhe një rast personal të saj ku tregon se është bullizuar gjatë viteve të univeristetit pasi merrte ushqim me vete. Alia theksoi se rrjetet sociale duhet të jenë +18.
Keisli Alia: Unë mendoj se janë traumat e mbartura ndër vite të familjarëve të këtyre fëmijëve që dalin agresivë sepse fëmijës tim po t’i thotë dikush se pse më pe shtrembër nuk është se do ta vazhdojë këtë diskutim. Problemi më i madh është se këto prindër nuk i kontrollojnë më fëmijët e tyre. Për ne është pak e çuditshme që ta besojmë këtë gjë, por ka prindër që ju thonë mësueseve që të lutem pas mësimit merre në shtëpinë tënde dhe bëj kurs. Tani si mund t’i thuash për një fëmijë dy vjeç bëj kurs. Kjo mënyrë që ta heqësh përgjegjësinë tënde prindërore e ta kalosh tek dikush tjetër është një formë që fëmijët fillojnë të përdorin manipulimin të gjejnë rrugën më të shkurtër që të gënjejnë prindërit dhe futen në ato skuta që ata nuk i kontrollojnë dot më.
Unë jam influencer me kohë të plotë dhe detyra ime është të prodhoj përmbajtje cilësore në të dyja rrjetet sociale. E kam frikën, por kur mendoj që të tilla gjëra kanë ndodhur edhe para rrjeteve sociale dhe ne i dëgjonim si histori… Unë mendoj që nëse i mëson bazat fëmijës tënd…Unë kur isha e vogël prindërit e mi gjithmonë më sillnin disqe nga jashtë të këngëtarëve të huaj dhe unë në njëfarë mënyre e evitoja pjesën e këngëve shqip të rrezikshme.
Ne kemi qenë vetë në këto etapa. Ne na bullizon pse merrnim ushqim me vete, mua personalisht. Unë isha në universitet atëherë dhe kisha atë regjimin palestër dhe në momentin që ti ke një personalitet të formuar një edukatë familjare… Unë mendoj se rrjetet sociale duhet të jenë +18 sepse shoh se ka njerëz që komentojnë dhe duket se kanë bagazh shumë të vakët./tvklan.al