Në fillim të javës ishin pëlqimet, ndjesitë e para pas prezantimeve që ndodhën ditën e hënë në show, ndërsa sot në “Talk Love Story” që transmetohet në Televizionin Klan po flitet për mospëlqimet ose momentet që kanë qenë paksa të sikletshme mes dy fronistëve djem, Kristit dhe Xhonit dhe vajzave kandidate në kast.
Kristi ka bërë rrëfimin e tij në dhomën e kuqe ku dhe ka dhënë mospëlqimin e tij të parë dhe ajo ka qenë Xheni. Fronisti ka treguar se ka bërë këtë zgjedhje për shkak se nuk i ka dhënë një shije të mirë momenti gjatë takimit të tyre të parë, të transmetuar mbrëmjen e së hënës pasi konkurrentja i ka kërkuar një selfie duke mos lënë hapësirë për të zhvilluar një bisedë.
Kristi: Nuk jam i sigurtë nëse publiku e ka kuptuar me të vërtetë a ka pasur “connection” ose jo, por për dy jam i sigurtë, një është Xheni: Më bëri shumë përshtypje që erdhi vetëm për një “selfie” dhe nuk kishte asnjë muhabet tjetër pas “selfies” dhe mu duk paksa e sforcuar.
Xheni: Unë e prisja nga Kristi sepse mesa kam vënë re ai e ka shumë vëmendjen, pra i pëlqen shumë që të marrë vëmendjen femërore, por unë i them Kristit që pse e shikon në kontekst negativ. Unë e kam përdorur më shumë si mjet komunikimi, pasi unë e kam bërë foton, por ti s’ma ke kërkuar.
Kristi: Jo se mjet komunikimi do të ishte nëse ne do të bisedonim së bashku.
Xheni: A nuk ishe kurioz të shihje veten tënde si dole?
Kristi: Jo, fare sepse këndi ishte shumë i dobët.
Xheni: Atë nuk e di ti sepse nuk e ke parë foton…
Kristi: E dyta, nuk më tregove asgjë për veten dhe as s’më pyete ndonjë gjë. Fole vetëm ti dhe nuk the asgjë. U ndjeva i pavlerësuar dhe keq sepse kisha para dikë që nuk kishte asnjë tërheqje me mua. Për fjalën sakrificë, pse nuk bëri Xheni një sakrificë për mua. Njeriu kur ka një tërheqje për dikë duhet bërë një sakrficicë ose intelektuale.
Xheni: Kristi ti je një njeri shumë i ndërlikuar sepse njëherë kërkon tërheqje fizike dhe një herë tjetër mentale.
Kristi: Problemin e kam sepse ti Xheni nuk më dhe asgjë.
Xheni: Më pëlqen të dominoj dhe dua që meshkujt të bëjnë veprime për mua. Më pëlqen që të dominoj dhe t’i vë në urdhëra meshkujt.
Kristi: Jam i sigurtë që Xheni ka më shumë të ofrojë dhe në takimin e parë nuk i punoi strategjia. Herën tjetër jam i sigurtë që do e bëjë më mirë.
Xheni: Pra, ti mendon që ta zhvillosh një takim me mua?
Kristi: Po ta adaptosh strategjinë, mund të jesh një potencial shumë i mirë dhe i fortë.
Xheni: Mua më pëlqen që të jem unike dhe hamendësova që shumica e gocave do të mundoheshin ta bënin për vete Kristin duke shfaqur më shumë nga vetja dhe unë mendova që të bëja diçka ndryshe. Doja vëmendjen e Kristit dhe atë e mora, si për mirë, si për keq./tvklan.al