Një 17-vjeçar është kapur në flagrancë pasi lëvizte në qytetin e Fierit me pistoletë. Policia njofton se ai kishte edhe municion luftarak që e mbante së bashku me armën e zjarrit në automjetin që drejonte pa leje.

Uniformat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën dhe 13 fishekë. Veprimet procedurale me të miturin vijojnë të kryhen në prani të psikologut, mbrojtësit ligjor, dhe prindit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./tvklan.al