Meri Murrizi ka treguar për programin “Daily Love Story’ një ngjarje që i ka ndodhur ndërkohë që ka qenë me të ëmën për kafe.

Ajo është shprehur se një grua po e shikonte vazhdimisht dhe në fund e kishte pyetur nëse ishte ajo ‘Meri i Saimrit”.

Çfarë do doje të kishe bërë diçka ndryshe në Love Story?

Asgjë! Nuk më ka mbetur diçka peng që do doja ta ndryshoja.

Të bezdisin komentet e njerëzve kur të thonë se je e qetë?

Nuk më bezdisin, por njerëzit nuk arrijnë të më kuptojnë mua. E kam të vështirë të përshtatem dhe të flas kudo. Unë pres momentin e duhur për të folur. Të merresh me modeling është ndryshe nga ajo çfarë bëjmë tani. Me modelingun unë kam një stiliste, fotografin dhe bëj punën time, kurse përpara skenës është të kesh një publik para dhe krijohen vetë ato emocionet.

Mendon se ke bërë mirë që ke ardhur deri këtu?

Unë nuk jam penduar për asgjë, ndihem mirë që kam arritur deri këtu. Kam pasur mbështetjen e familjes që prej fillimit sepse gjithmonë më kanë thënë fjalë të mira.

I komenton me mamin takimet?

I komentojmë, ditën që kam takim më shkruan gjatë gjithë kohës, si po shkon, çfarë thotë Saimiri… kam një marrëdhënie të ngushtë me mamin.

Po për familjen e Saimirit keni diskutuar ndonjëherë?

Të them të drejtën jo sepse nuk është përfshirë shumë familja e Saimirit, nuk janë hapur tema dhe nuk i njohin. Ka qenë vetëm një video prezantimi dhe kaq.

Të ndalojnë njerëzit në rrugë?

Po më ndalojnë, më njohin. Edhe me maskë po të jem më njohin. Një ditë isha në kafe me mamin dhe po më vëzhgonte një grua. Priti deri në momentin që unë do çohesha nga tavolina dhe më tha “më fal, Meri i Saimrit je ti?” Pastaj po më bënte komplimente./tvklan.al