Përballë fëmijëve “Në Kurthin e Piter Pan”, aktorja e mirënjohur shqiptare Rita Lati ka treguar historinë nga konkurrimi i saj në “Akademinë e Arteve”.
Me humor, ajo zbuloi se si ishte e vetmja që mori guximin të hynte e para në provim. Rita zbuloi se shoqërohej nga i ati, i cili mbante në dorë simite me djathë, e i thoshte mos të hynte.
Tristan: O Rita, po ti e ke gjoksin gropë? Se kështu thonë për ju nga Vlora, po mua mirë me duket që e ke, s’ngjan si gropë në fakt?
Rita: Gropë, po gropë të padukshme e kam dhe unë. Si çdo vlonjat. Do ju tregoj diçka. Kur konkurrova tek ‘Akademia e Arteve’ për dramë, ishim të gjithë të rinjtë në pritje për të hyrë në konkurrim dhe nuk po hynte asnjë. Dhe unë si nga Vlora që duam të jemi gjithmonë të parët, dola para dhe thashë “Do hyj unë”. Nuk futej njeri për provim. Unë dhe shoqja ime e ngushtë ishim veshur njësoj, me fund fanellatë me pika, bluzë rozë, të dyja njësoj. Ngjanim çuditshëm si me veshje, ashtu edhe me vetëbesimin, që me dukej vetja fitimtare pa hyrë në konkurs. Babi me simite me djath në dorë, më ndiqte që të haja më suportonte të bëhesha artiste. Që te rrapi më thoshte nga larg “Jo, mos hyr”, po unë hyra me një vetebesim të madh. Në komision ishin 12 artistë të mëdhenj, që nga Sandër Prosi, Esat Oktrova, Drita Pelingu, etj, unë mbarova konkursin dola jashtë dhe u thashë të gjithëve: FITOVA. Ndërkohë që përgjigjja dërgohej në rrethe. Dhe në fakt unë vërtetë kisha fituar.
Tristan: Po, çfarë ëndrre kishe ti atëherë, doje shumë të bëheshe aktore?
Rita: E vetmja dëshirë që kisha ishte të bëhesha artiste./tvklan.al