Lajme Arkiva 2003
Më shumë se gjysma e fondit të buxhetit të shtetit për fushatën zgjedhore i jepet 52 partive që marrin pjesë në zgjedhjet lokale.
16 milionë lekë përfton Partia Socialiste për fushatën zgjedhore vendore, ndërsa Partia Demokratike përfiton afro 9 milionë lekë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ndarjen e fondit prej 60 milionë lekësh të akorduar nga qeveria ëpr zgjedhjet vendore.
KQZ ka vërejtur se nuk do të përfitojnë partitë që nuk kanë paraqitur kandidatë si dhe partitë që janë shkrirë që prej zgjedhjeve të kaluara lokale.
Komisioni parlamentar i ekonomisë ka miratuar fondin për zgjedhjet i cili do të shkëputet nga fondi rezervë i qeverisë.
Deputetët e komisionit të ekonomisë kanë këshilluar KQZ-në se partitë që nuk kanë arritur pragun prej 2.5% në zgjedhje të mos marrin asnjë fond të ri.
Tashmë parlamenti do të legjitimojë përfundimisht dhënien e fondit të partive politike ditën e enjte./tvklan.al