Lavdosh Sulo, burri që vrau gruan në Babicë të Vlorës ka dhënë deklarimin e tij të parë në polici. I mbuluar në gjak, ai u tha hetuesve se e kishte vrarë bashkëshorten për shkak se dyshonte se ajo e tradhtonte. Me pas 56-vjeçari nuk ka folur më, dhe sipas policisë, gjendja e tij psikologjike ka qenë e rënduar.
Lavdosh Sulo goditi për vdekje bashkëshorten e tij 44-vjeçare Laureta Sulo, e cila ndërroi jetë në spitalin e Vlorës. Fillimisht ai përdori sëpatën e më pas me një levë hekuri dhe pas krimit e njoftoi vetë policinë.
Ai u arrestua në vendin e ngjarjes, pa bërë rezistence. Në fshatin Babicë të Vlorës, banorët i dinin konfliktet mes çiftit Sulo pasi ata shpesh kishin patur debate për xhelozi.
Një dëshmitar në vendin e ngjarjes i tha ABC News, se vetëm pak kohë më parë, një i afërm i autorit kishte tentuar të qëllonte me armë drejt personit që dyshohej për lidhje me 44-vjeçaren. Vetë Lavdosh Sulo ishte proceduar vite më parë për dhunë në familje./ABC News Albania 24/7