Flamuri olimpik mbërriti në Los Anxhelos, ku do të valëvitet në 2028, kur qyteti do të presë Lojërat e ardhshme olimpike Verore.
Në fluturimin shoqërues të flamurit ishin të pranishëm atletë dhe zyrtarë amerikanë, e me të zbritur në aeroportin e Los Anxhelosit, në sfond u dëgjua kënga e ikonës së hip hopit, Tupak Shakur, “Kalifornia Love”.
Kryetarja e bashkisë së Los Anxhelosit Kerën Bas doli nga avioni e veshur me kostumin sportiv të ekipit olimpik amerikan, e më pas u përshëndet nga guvernatori i Kalifornisë, Gevin Njusom.
Bas u shpreh se ndiente një “krenari dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme” që iu dha flamuri Olimpik në Paris të dielën.
Qyteti i Los Anxhelosit ka nisur nga puna për të organizuar një event unik, e sipas kryebashkiakes është e nevojshme që ritmi i punës të shtohet.
Kjo do të jetë hera e tretë që Los Anxhelos do të presë Lojërat Olimpiek, pasi ka organizuar eventin në vitet 1932 dhe 1984.
Klan News