Një ndër gazetat me te njohura të përditshme spanjolle “La Vanguardia” i fton lexuesit e saj qe te vizitojnë Shqipërinë, destinacionin e ri që sipas saj synon që të pushtojë edhe në vijim dëshirat për pushime të evropianëve.
Shqipëria është një destinacion në zhvillim me një trashëgimi të jashtëzakonshme kulturore dhe natyrore, shkruan gazetarja Carmen Giró në një artikullin e saj
Pas pandemisë së vitit 2020 shkruhet në këtë gazetë të mirënjohur Shqipëria po përjeton një bum turistik që e ka shndërruar në një destinacion shumë të vizituar. Historia unike, trashëgimia kulturore dhe natyra e pacënuar sipas gazetares spanjolle padyshim që kontribuojnë në tërheqjen e turistëve.
Shqipëria thuhet në këtë shkrim është ende një vend relativisht i lirë për të udhëtuar, me një gamë të gjerë hotelesh dhe me ushqime të shijshme dhe të bollshme me çmime shumë më të përballueshme se destinacionet e tjera evropiane.
Gjatë udhëtimit në Shqipëri sipas gazetës spanjolle turistët do të përjetojnë një ndërthurje unike midis stilit të jetesës mesdhetare dhe asaj orientale. Vendndodhja gjeografike e bën Shqipërinë një udhëkryq mes Lindjes, kulturës ortodokse, grekëve të lashtë, italianëve modernë dhe fqinjëve sllavë të Ballkanit Perëndimor.
Qyteti i Beratit, përmendet si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është një nga xhevahiret e vendit.
I njohur si qyteti i një mbi një dritareve, shtëpitë e stilit osman zvarriten poshtë faqeve të kodrave, duke ofruar një labirint rrugësh të ngushta ku vështrohen minaret dhe kambanoret.
Me mbi 2400 vjet histori, qyteti kurorëzohet nga kështjella në majë, një zonë e banuar ende, me pamje nga ansambli monumental. Gjirokastra është një tjetër vend që sipas gazetës spanjolle vizitorët nuk duhet ta humbasin.
Gjithashtu një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, qyteti shquhet për shtëpitë e tij të stilit osman, të cilat i japin atij një karakter të fortë, të dominuar nga një kala dhe një pazar i bukur.
Qyteti i Korçës njihej si “Parisi i Shqipërisë”, pasi ishte një nga qytetet më kozmopolite me një përqendrim të lartë intelektualësh në fillim të shekullit XX. Bregdeti i Shqipërisë gjithashtu është promovuar gjerësisht, duke tërhequr një numër të madh turistësh.
Peizazhi, veçanërisht i plazheve që ndodhen në jug të vendit, është spektakolar, me ujëra të pastra kristal dhe shkëmbinj që i kornizojnë ato. Atmosfera muzikore dhe festive në plazhin e Ksamilit, të kujton plazhet e Ibizës.
Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, është një qytet dinamik ku shumica e investimeve janë përqendruar për të ndërtuar një vend të ri, modern në përputhje me çdo kryeqytet perëndimor. Përveç atraksioneve turistike, vizitoret e huaj thuhet ne te përditshmen spanjolle mund të shijojnë veçanërisht një nga kënaqësitë më të mëdha të udhëtimit qe të bisedojnë me pasion me njerëzit vendas.
Klan News