65 deputetë të opozitës shqiptare kanë dhënë dorëheqjen nga parlamenti dhe kanë organizuar një protestë për largimin e qeverisë Rama. Mediat e huaja raportojnë në këtë mënyrë protestën e të enjtes duke vënë theksin se Bashkimi Europian ka ripërsëritur disa herë apelin për të shmangur dhunën, duke paralajmëruar deputetët e opozitës së djegia e mandateve dëmton demokracinë.

Me mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në Tiranë duke kërkuar largimin e një qeverie të korruptuar dhe me lidhje me krimin e organizuar. Më tej, kujtohet se seanca parlamentare në program për të enjten u anulua një ditë më parë në përpjekje për të shmangur incidente jashtë godinës.

65 deputetët e drejtuar nga lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, dhanë dorëheqjen dhe protestuan kundër kryeministrit Edi Rama, qeveria e të cilit ka 74 vende në Parlamentin 140 vendësh.

Shqipëria një vend anëtar në NATO synon të hapë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian, brenda këtij viti.

/abcnews.al