Greva e urisë e punonjësve të administratës të larguar nga puna është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat ndërkombëtare.
Jehonë këtij lajmi i ka bërë e përditshmja amerikane “
Washington Post”,
e cila e ilustron edhe me pamje nga çadrat e protestës.
Në të vihet theksi në faktin që ish-punonjësit kanë hyrë në grevë, duke kërkuar rikthimin në vendet e punës, pasi sipas tyre janë larguar për bindjet e tyre politike.
Në të njejtën mënyrë e trajton çështjen edhe portali në internet i rrjetit televiziv amerikan “
FOX News”
.
Lajmi ka gjetur hapsirë edhe në të tjera të përditshme ndërkombëtare “
Daily Mail”
apo agjensia e lajmeve ”
Associated Press”
.
Të shkarkuarit nga administrata vijojnë ndërkohë të qëndrojnë në çadrat e ngritura para kryeministrisë duke kërkuar nga qeveria të zbatojë ligjin për kthimin e tyre në punë.
TV KLAN