Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Komisioneri i Komisionit Europian  për Politikën e Jashtme Kris Paten, i ka dërguar një letër konfidenciale kryeministrit Nano disa ditë më parë. Letra nuk u publikua nga institucioni i qeverisë, por këtë detyrë e bëri kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu.

Kreu i republikanëve tërheq vëmendjen e kryeministrisë, për mos publikim të shqetësimeve që ka paraqitur Paten në kuadër të procesit të Stabilizim Asociimit, si detyrë e Komisionit Euroopian për të monitoruar progresin që bëjnë vendet ballkanike. Sipas Mediut, letra bënë fjalë për këto çështje:

Fatmir Mediu: “1. Bashkimi Europian kërkon të shohë rezultate konkrete dhe të prekshmen luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

2. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 janë gjithashtu një shqetësim serioz, duhet bërë çdo gjë që të evitohen problemet zgjedhore të cilat janë shfaqur më parë dhe në mënyrë të veçantë duhet punuar dhe përpunuar lista e zgjedhësve.

3. Një problem i rëndësishëm është ai i ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave. Aprovimi i këtij ligji në parlament ishte kondroversal, amendamentet e bëra në minutën e fundit cenuan transparencës”.

Për ka reaguar edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli.

Jozefina Topalli: “E konsiderojë të turpshme dhe skandaloze faktin e fshehjes së letrës së komisionerit të lartë Paten, drejtuar kryeministrit dy javë më parë. Mbajtja sekretë e letrës dhe mohimi nga Ministria e Jashtme dhe Ministria e Integrimit është një skandal tjetër i radhës, që nuk besoj që e shpëton qeverinë shqiptare që është terrorizuar nga letrat dhe raportet tej kritike nga të gjitha anët. Unë gjej rastin për të falenderu dhe njëherë për vëmendjen dhe durimin e madh të komisionerit të lartë për Shqipërinë dhe njëkohësisht gjej si alarmante shprehjen e tij, se kam frikë nga korrupsioni, nga stanjaconi dhe bllokimi i reformave në Shqipëri”.

Mësohet se letra është dërguar në një kohë kur projektligji i pronave u diskutua për herë të dytë në parlament./tvklan.al