Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, vlerësoi se koalicioni i djathtë në këto katër vite qeverisje ka dhënë rezultate të dukshme që janë të prekshme nga të gjithë shqiptaret. Sipas tij janë realizuar disa nga pikat kryesore të programit, por për të tjera reforma të mëdha siç është edhe integrimi në BE nevojitet një mandat i dytë qeverisës i këtij koalicioni.

Fatmir Mediu: “Ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe është pa dyshim mrekullia e lirisë. Liri të cilën e kemi kërkuar me vite, liri të cilën e kemi kërkuar për pavarësinë tonë në radhë të parë, liri të cilën kanë punuar dhe janë sakrifikuar breza të tërë, të përndjekur politik, pronar, shqiptarë të lirë që nuk u pajtuan në asnjë moment të vetëm me izolimin por kërkuan Shqipërinë si Evropa, kërkuan Shqipërinë në NATO”.

Këto deklarata kryerepublikani Mediu, i beri gjatë një takimi me anëtarë dhe simpatizant të kësaj partie në Lushnje ku prezantoi kandidatët që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit./tvklan.al

Gazetari Edian Gjoni