Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

E pazakontë ka qenë seanca e sotme në parlament, jo vetëm për faktin se zhvillohet ditën e shtunë por edhe për prezencë maksimale të zgjedhurve nga populli, që shpesh herë mungojnë në atë sallë. Kryetari i Parlamentit Skënder Gjinushi në fjalën e tij ka evokuar periudhën e krizës kosovare, ai theksoi se  shqiptarët nuk ranë viktimë e thirrjeve pseudo nacionaliste duke përkrahur paqen dhe stabilitetin.

Në fjalën e saj para deputetëve, diplomatëve dhe gazetarëve të pranishëm në parlament, Medlin Ollbrajt tha se vlerson rolin e shqipërisë në përballimin e krizës së Kosovës dhe provokacioneve serbe. SHBA tha shefja e diplomacisë amerikane Medlin Ollbrajt mbështesin integrimin e shqipërisë dhe vendeve të rajonit në Europë, por është e rëndësishme lufta ndaj krimit dhe korrupsionit. Ndihma jonë theksoi Ollbrajt s’ka rezultatet e duhura pa veprimet e përbashkëta të politikanëve shqiptar. Ollbrajt bëri thirrje për ndërtimin e strukturës së pavarur dhe afatgjatë elektorale për të siguruar rezultate të pakontestuara në zgjedhjet lokale të vjeshtës.

Zyrtarja e lartë amerikane kërkojë që kosovarët të ngrihen mbi ndjenjat e hakmarrjes, pasi respekti për minoritetet do të ndikoj në sjelljen e demokracive perëndimore ndaj tyre. Ollbrajt ka kundershtuar edhe idene per shqiperine e madhe pasi kjo do te sillte destabilitet ne Ballkan./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame