Përbërësit:

200 gr mish i grirë

50 gr pançetë

30 gr kastravecë turshi

4 feta djathë chedar

2 patate

2 vezë

1 sallatë jeshile

1 domate

1 qepë

Për salcën:

Majonezë

Ketchup

Spec djegës

Përgatitja:

Në një tas hedhim fillimisht mishin e grirë, e marinojmë me kripë e piper, vaj ulliri, trumzë, rozmarinë, borzilok, hudhër, spec djegës dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Më pas shtojmë një qepë të grirë imët, pak bukë të grirë, pançetë të grirë, një vezë dhe vazhdojmë përzierjen. Pasi i kemi përzier të gjithë ingredientët masën e ndajmë dhe bëjmë disa burgera rrethorë.

Vendosim djathin mbi të dhe i shtojmë një tjetër burger sipër në mënyrë që djathi të mbulohet i gjithi. Më pas e vendosim në tigan në formë zgare dhe e pjekim. Më pas burgerat i vendosim në një tavë, iu shtojmë sipër edhe nga dy feta djathë dhe i fusim në furrë.

Në të njëjtin tigan që skuqëm burgerat skuqim edhe një kokërr vezë dhe pançetë. Në një tas bëjmë bashkë ketchupin, majonezën dhe kastrvecat turshi të grirë. Lajmë pataten dhe e presim në feta të holla me qëruese pa i hequr lëkurën dhe e skuqim në vaj jo më shumë se 160 gradë. Vendosim në pjatë burgerin, anash tij salcën, pak domate, pak sallatë jeshile dhe chipsat e papateve.

/tvklan.al