Ish-duka dhe dukesha e Britanisë surprizojnë një klasë online

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë surprizuar studentët e një klase online në një shkollë të mesme në Los Angeles. Në bashkëbisedimin e tyre me studentët, ata kanë vënë theksin në rëndësinë e poezisë në kulturë. Ajo që ka tërhequr vëmendjen ishte si gjithmonë look- u i Meghan e cila kishte veshur një këmishë në ngjyrë të kaltër dhe flokët e lëshuar.

Princi Harry kishte veshur një bluzë “Polo” të bardhë. Ajo që u bëri përshtypje studentëve ishte së çifti u prek nga një poezi, duke zbuluar kështu një anë romantike të tyren. Meghan dhe Harry që prej fillimit të pandemisë kanë qenë përherë aktiv me grupe të ndryshme duke zhvilluar biseda në Skype dhe Zoom. Gjithashtu ata e kaluar pjesën më të madhe të vitit 2020 duke arritur përfitime falë marrëveshjeve me Spotify dhe Netflix, si dhe ndërtimit të organizatës së tyre jofitimprurëse Archewell.

Meghan dhe Harry janë larguar zyrtarisht nga Britania e Madhe në Mars të vitit të kaluar, ku çifti ka krijuar një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me djalin e tyre një vjeçar.

Klan News