Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani u kthye sot pasditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti Mejdani dhe Ministri i Jashtëm Paskal Milo morën pjesë në hapjen e punimeve të sesionit 54 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sesioni i cili u hap me fjalën e presidentit Amerikan Klinton dhe ku morën pjesë 100 kryetar shtetesh.

Mejdani gjatë qëndrimit të tij një javor në SHBA është takuar me presidentin Klinton, Sekretaren e Shtetit Ollbrajt dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB Kofi Anan. Mejdani në sesionin e Asamblesë së OKB-së ka folur mbi Paktin e Stabilitetit dhe kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria përball këtij pakti por dha pas luftës në Kosovë. Mejdani avioni i të cilit erdhi më vonë se orari zyrtar nuk ka peferuar të bëjë një konferencë të rastit shtypi por është nisur menjëherë në Tiranë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj