Kryeministrja italiane, Xhorxhia Meloni është e vendosur të mos bëjë asnjë hap pas sa i përket zbatimit të marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët, pavarësisht disa vendimeve të marra nga gjykatat italiane.

Teksa mori pjesë në një takim të organizatave rinore të partive të djathta, Meloni ishte e prerë kur theksoi se qendrat e emigrantëve të ngritura në Gjadër do të funksionojnë.

Giorgia Meloni, Kryeministre e Italisë: Qendrat në Shqipëri do të funksionojnë. Edhe sikur unë të qëndroj çdo natë atje deri në fund të mandatit sepse unë dua të luftoj mafian dhe i kërkoj të gjithëve të më ndihmojnë të luftoj mafian.

Më tej ajo këmbënguli se nëse protokolli me Shqipërinë do të ndalojë së funksionuari, kjo do të favorizonte trafikantët e qënieve njerëzore.

Giorgia Meloni, Kryeministre e Italisë: Mes gjithë iniciativave që Italia dhe Europa ndërmorën mbi emigracionin, protokolli me Shqipërinë është absolutisht ai të cilit ia kanë më shumë frikën trafikantët e qënieve njerëzore. Dhe kjo do të thotë se nëse do të ndalosh këtë iniciativë, është nderi më i madh që mund tu bëjmë këtyre kriminelëve. Dhe ne ndere kriminelëve nuk do tu bëjmë.

Në bazë të protokollit të arritur mes dy qeverive, Italia solli në Shqipëri dy grupe me 24 emigrantë të paligjshëm në total. Por me dy vendime të ndryshme, Gjykata e Romës i konsideroi ndalimin dhe strehimin e tyre në Shqipëri si të paligjshëm dhe urdhërojë rikthimin në Itali.

Si kundërpërgjigje qeveria italiane ka ndërmarë disa hapa duke ndryshuar listën e vendeve të sigurta dhe duke ankimuar vendimet e gjykatave të shkallës së parë në atë të Kasacionit.

Tv Klan