Ideja e liderit demokrat Sali Berisha për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë nuk është aq e thjeshtë për t’u realizuar pasi do të duhej që më parë të ndryshonte neni kushtetues. Deputeti i partisë socialiste Spartak Braho nuk kundërshton heqjen e imunitetit, madje edhe mund ta votonte atë, por nuk pëlqen metodën që ndjek kundërshtari politik Berisha.
Spartak Braho: “Zyrtarët e lartë mirë është të jenë pa imunitet, sepse prokuroria e ka më kollaj të veprojë, por gjithsesi ky është një problem kushtetus duhet amenduar kushtetuta. Berisha e lexon kushtetutën njësoj si kodin e Lek Dukagjinit. Unë do votoj pro, vetëm në qoftë se amendohet kushtetuta.”
Ndërsa për aleancistin Arben Imami me imunitetin abuzohet, por edhe nëse zyrtarët do të zhvisheshin nga dokumenti mburojë, përsëri nuk do të zhdukej korrupsioni në vend.
Gazetarja: A mendoni se vërtet heqja e imunitetit në vend, nëse do të ndodhte, do të zbardhte gjithçka rreth krimit të organizuar, korrupsionit trafiqeve etj?
Arben Imami: “Jo. Nuk mendoj kshu.”
Gazetarja : Pse?
Arben Imami : “Sepse nuk është imuniteti mbrojtja që ëëë, është një nga mbrojtjet, por nuk është kjo mbrojtja e korrupsionit. Korrupsioni në Shqipri trafiqet etj., zhillohen në nivele të larta edhe të politikës dhe do të ishte e pamundur, qoftë për Prokurorinë e Përgjitshme, qoftë për gjykatat, qoftë edhe për pjesë të tjeratë shtetit shqiptar, të cilët përbëhen nga e njëjti ind shoqëror të mund të reagonin ndryshe.”
Uran Metko deputeti i ballit kombëtar përkrah propozimin e partisë demokratike për heqjen e imunitetit.
Uran Metko: “Neve e përkrahim si ide për heqjen e imuniteteve, mbasi do tëhapte rugë për tëë, që secili nga, qofshin deputetë këta, ose gjithë njerzit me imunitet të jenë të barabartë përpara ligjit dhe të mos ketë pengesa për t’u hetuar nga ana e prokurorisë.”
Projektvendimi i partisë demokratike do të dorëzohet ditën e hënë në zyrën e kryetarit të Kuvendit Servet Pëllumbi. /tvklan.al