Blendi Fevziu: Zoti Thaçi jeni i sigurt që Gruevski do t’ju ftoj ju në koalicionin qeverisës. Ka pasur biseda paraprake me të?

Menduh Thaçi: “Patjetër. Ne kemi raporte shumë të mira dhe kemi plane të përbashkëta. Plani i përbashkët është ekzistimi i Maqedonisë si shtet multietnik. Dy çështje të fuqishme për shqiptarët dhe për maqedonët dhe për Maqedoninë duhet të bëhen para se të fillojnë bisedimet për krijimin e qeverisë së re. Të njihet pavarësia e Kosovës dhe të bëhet kompromisi me emrin për NATO-n më pastaj do të shohim”.

Blendi Fevziu: Jeni i sigurt që po s’u vendosën këto nuk do të ketë koalicion?

Menduh Thaçi: “Jo nuk do të ketë”.

Blendi Fevziu: Jeni i sigurt?.

Menduh Thaçi: “I sigurt”.

Blendi Fevziu: A ju vjen keq zoti Thaçi që shqetësimet zgjedhore në Maqedoni kanë qenë kryesisht tek shqiptarët dhe jo tek maqedonasit?

Menduh Thaçi: “Patjetër. Një ajo më vjen keq dhe shpreh shumë keqardhje për njerëzit të cilët janë dëmtuar dhe janë lënduar, por nuk bëj pjesë në grupin e atyre fajtorëve qofshin objektivisht apo subjektivisht. Besoj se sot ata në mënyrën më të përkryer janë demaskuar para vëzhguesve ndërkombëtarë, duke përdor armën kundrejt institucionit të shtetit. Jam në anën e drejtësisë. Drejtësia çon drejt zotit Ali Ahmeti, drejtësia çon drejt njerëzve të atij edhe të gjitha informacionet e ministrisë së brendshme, edhe vëzhguesve, edhe diplomatëve ndërkombëtarë janë. Se njerëzit e atij kanë qenë që kanë nxjerrë kallashnikovë dhe kanë gjuajte edhe me polici edhe policinë e kanë gjuajte edhe qytetarët”./tvklan.al