Sadiku dhe Cikalleshi kërkon ekip

Cikalleshi në kombëtare, Armando Sadiku në dispozicion. Elseid Hysaj që nuk po merr besimin e Ancelottit për të qenë titullar. Situata e futbollistëve kuqezinj nuk është fort e mirë, për të mos thënë që sulmuesit po vuajnë. Sadiku nuk di ku të shkojë pasi trajneri i Levantes e ka mbyllur listën prej 23 lojtarët dhe 3 të tjerë ndër ta edhe sulmuesi kuqezi nuk janë pjesë.

Elbasanasi shpreson që kartonin e tij ta blejë plotësisht Lugano por lajme të mira nga Zvicra nuk po vijnë. Me gjasë ai do të mbetet për disa muaj vetëm të stërvitet me Levanten në pritje të merkatos së janarit. Thuajse të njëjtën gjendje po kalon edhe Sokol Cikalleshi.

Akhisari pati njoftuar se lojtari ishte i dëmtuar dhe për këtë arsye nuk ishte pjesë e skuadrës. Tashmë që klubi ka blerë lojtarë të tjerë, as menaxherët e tij nuk dinë se cfarë hapash do të ndërmarrin, për ti gjetur një skuadër ku të ketë vend në 11-she.

Së fundmi me afrimin e mbylljes së merkatos në Itali dhe Spanjë, Elseid Hysaj duket se ka mbetur peng e klauzolës së shitjes në kontratën që ka me Napolin. Kapiteni i kombëtares nuk po mund të blihet nga asnjë skuadër pasi presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis kërkon shumë për mbrojtësin.

Tv Klan