Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, ka prezantuar librin e saj të kujtimeve “Liria. Kujtimet 1954-2021” para një auditori në Berlin.

Gjatë një interviste Merkel mbrojti politikën e saj për Ukrainën dhe justifikoi vendimin për të kundërshtuar ftesën e Ukrainës në NATO në samitin e Bukureshtit në vitin 2008, gjë që sipas kritikëve të saj mund të kishte dekurajuar pushtimin e Rusisë.

“Unë besoj, dhe kjo është arsyeja pse po shkruaj për nevojën për të krijuar shpejt një mbrojtje të besueshme, se kjo mbrojtje e besueshme mund të pengojë Putinin nga NATO-ja. Por sigurisht që nuk është ishte më e lehtë dhe sigurisht nuk bëhet më e lehtë tani me zgjedhjen e Donald Trump-it.”

Ajo iu përgjigj pretendimeve se libri i saj, “Liria. Kujtimet 1954–2021”, thekson gabimet e vogla, por injoron gabimet e mëdha, duke pranuar se ka dështuar në dhënien e përgjigjeve  ndaj ndryshimeve klimatike si dhe pranoi mungesën e burimeve thelbësore të ushtrisë gjermane nën udhëheqjen e saj 16-vjeçare. Libri vjen në sfondin e krizave të sotme dhe kritikave për trashëgiminë e saj politike.

Kujtimet e Merkelit, të titulluar “Liria: Kujtimet 1954-2021” është publikuar në 30 vende dhe gjithashtu do ta prezantojë librin edhe në Shtetet e Bashkuara një javë më vonë në Uashington me pjesëmarrjen e ish-presidentit Barack Obama, me të cilin krijoi marrëdhënie të ngushtë politike.

Gjatë katër mandateve të saj radhazi në detyrë, Merkel drejtoi Gjermaninë dhe Evropën përmes krizës financiare globale, krizës së borxhit të zonës së euros dhe pandemisë Covid-19. Por që atëherë ajo është përballur me kritika për lejimin e Gjermanisë që të bëhet gjithnjë e më e varur nga gazi i lirë rus dhe tregtia kineze, edhe pas aneksimit të dhunshëm të Krimesë nga Rusia. 

Kritikët fajësojnë gjithashtu rritjen e së djathtës ekstreme dhe kostot e larta të energjisë pjesërisht për vendimet e saj për të hapur kufijtë e Gjermanisë për refugjatët si dhe vendimin për të hequr gradualisht energjinë bërthamore.

Klan News