Presidenti francez Emmanuel Macron i dha kancelares gjermane në largim Angela Merkel një përqafim të ngrohtë gjatë vizitës së fundit në Francë.
Merkel u nderua me çmimin më të lartë të vendit, simbolin e Kryqit të Madh të Legjionit të Nderit.
Në vend të një darke madhështore shtetërore në pallatin presidencial Elysee në Paris, Macron e ftoi atë në qytetin Beaune.

“Franca ka mësuar të të njohë dhe më pas të të dojë”, tha Macron, duke renditur arritjet dhe punën e Merkelit me presidentët francezë që ajo ka njohur ndër vite.
Macron dhe gruaja e tij Brigitte i dhanë Merkelit dhe bashkëshortit të saj Joachim Sauer një turne në Hospices de Beaune të shekullit të 15-të, një ish-spital që tani është një nga atraksionet turistike të Francës.
Në muzg, qindra dashamirës u rreshtuan në rrugë ndërsa dy çiftet presidenciale ecnin nëpër rrugët me kalldrëm gjatë vizitës të lamtumirës së Merkelit në Francë si kancelare.

Macron dhe Merkel punuan ngushtë së bashku gjatë krizës së COVID-19, megjithëse nuk konsideroheshin aq të afërt sa Merkel dhe kolegu i saj konservator Nicolas Sarkozy, Presidenti i Francës nga viti 2007 deri në 2012. Bashkëpunimi i tyre gjatë krizës së Eurozonës u dha atyre emrin “Merkozy”.
67-vjeçarja e cila ka udhëhequr vendin e saj për 16 vite, do të tërhiqet sapo të formohet një qeveri e re.
Klan News