Një 15-vjeçare ka kallëzuar në polici babain e saj me akuzën se ka abuzuar seksualisht me të gjatë 4 viteve të fundit. Pas kallëzimit të të miturës, uniformat blu kanë vijuar punën për verifikimin e rastit dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve hetimore është vënë në pranga i ati i të miturës, 48-vjeçari Bledar R., banues në Golem për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homeseksuale me të mitur”.

Ky i fundit ka mohuar të ketë abuzuar me vajzën, ndërsa vajza pretendon të kundërtën. Ndërkohë për të vërtetuar pretendimet, vajza do t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor nga një komision i posaçëm.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi Bledar R. 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Tv Klan