Së fundmi Rudina Dembacaj së bashku me Aleksin, ish-bashkëshortin e saj dhe Viktorian kanë dalë të shijojnë së bashku atmosferën e fundvitit. Ata janë shembulli më i mirë i prindërve të divorcuar për të lumturuar fëmijën e tyre.
Edhe pse rrugët e tyre janë ndarë, Rudina dhe Aleksi janë kthyer në miq të mirë ku nuk ka hatërmbetje dhe urrejtje siç ndodh zakonisht me çiftet e tjera kur ndahen.
“Në ditët e pushimit, mami dhe babi gjejnë gjithmonë kohë të gëzojnë Vikin”, ka shkruar Rudina. /tvklan.al

