Prezantuesja e spektaklit “C’est la vie” në Televizionin Klan, Marina Vjollca, ka publikuar një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të kryetarit të jurisë, Aleksandër Lalo.

Miq të dashur, me hidhërim të thellë mësuam ndarjen nga jeta të Maestro Lalos pas një ataku në zemër. 

Maestro i madh u nda nga jeta duke lënë një boshllëk të madh tek unë dhe i gjithë stafi i “C’est la vie”. 

Ky emision dhe të tjerët në vijim janë homazhi ynë për njeriun e papërsëritshëm të muzikës shqiptare. 

U prehtë në paqe!

”, shkroi Marina Vjollca në një postim në Instagram.

Aleksandër Lalo është një nga kompozitorët më të njohur shqiptarë, autor i shumë kompozimeve për filma të njohur të kinematografisë dhe melodive të këngëve të shumta në festivale./tvklan.al