Lionel Messi nuk do të jetë pjesë e kombëtares s Argjentinës për dy ndeshjet kualifikuese në Amerikën e Jugut për Kupën e Botës.
Federata argjentinase e futbollit se nuk e ka përfshirë kapitenin e ekipit për shkak të një dëmtimi për sfidat ndaj Kilit dhe Kolumbisë.
37-vjeçari mori një goditje në kavilje në finalen e Copa America në muajin Korrik në SHBA dhe ende nuk ka arritur që të rekuperohet plotësisht.
Messi vazhdon programin e riaftësimit tek Inter Miami. Jashtë përfaqësueses u la edhe portieri i River Plate, Franco Armani, si dhe sulmuesi Angel Di Maria, i cili njoftoi tërheqjen e tij nga kombëtarja pas Kupës së Amerikës.
Trajneri Lionel Scaloni grumbulloi për herë të parë mesfushorin Ezequiel Fernandez dhe sulmuesin Valentin Castellanos.
Albiçelestet presin Kilin në stadiumin “Monumental” të Buenos Airesit më 5 Shtator. Pesë ditë më vonë, Argjentina do të ndeshet me Kolumbinë në Barranquilla.
Klan News