Isa Halilaj, President i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, në një lidhje me Skype në emisionin Rudina në Tv Klan është shprehur se mësuesit po punojnë me orare të gjata, po lodhen dhe nuk po paguhen për orët shtesë. Janë të rrezikuar, janë me sëmundje të ndryshme kronike, prandaj duhet t’i kushtohet një rëndësi e madhe edhe atyre.
Isa Halilaj: Pas një jave punë ne kemi mësues të lodhur, mësues që punojnë me orar të zgjatura dhe të pa motivuar. Kemi mësues që kanë kryer kimioterapi, kanë sëmundje kronike dhe askush nuk e merr përgjegjësinë për shëndetin e tyre.
Sot kemi drejtor shkollash që qëndrojnë edhe pasi mbarojnë orët mësimore, do të thotë po ushtrohet presion psikologjik deri në largim nga puna për ta. Janë të pasqaruar. Shkon nga ora 7:30 deri në 15:30 dhe nuk e di se cila është norma e tij mësimore, sa orë do paguhet sepse edhe ai po sakrifikon, edhe ai ka familje, ka fëmijë në shkollë.
Zamira Gjini: Profesionalizmi dhe dëshira e mësuesve për punë ka qenë e paimagjinueshme. Edhe në këto kushte të reja, atyre iu bie të bëjnë 6 ose 7 orë mësimore më shumë, por është në zgjedhjen e tyre që edhe të mos i bëjnë.
Ne kemi buxhet për reth 1000 mësues që mund t’i fusim në sistem dhe kemi filluar të fusim për rastet kur janë kërkuar nga shkollat të paguhen këta mësues, ndërkohë të gjithë ata mësues që do kenë orë suplementare, do të kenë pagesë për çdo orë që do bëjnë mbi normën e tyre mësimore. Këtë mësuesit ta kenë të sigurt sepse e themi ne si institucion dhe të drejtohen në zyrat arsimore sepse ka buxhet nga Ministria e Arsimit siguruar nga qeveria. /tvklan.al