Ilir Meta: Njëkohësisht e njoha z. Zhigalov me vullnetin e qeverisë shqiptare për të kryesuar organizatën, pra OSBE-në në vitin 2014. Njëkohësisht e njoha dhe me përgatitjet tona për të rritur të gjitha kapacitetet njerëzore, organizative dhe financiare në funksion të marrjes të kësaj kryesie në vitin 2014”.

Kostandin Zhigalov: “Ne biseduam edhe për situatën politike në vendin tuaj dhe jemi shumë të kënaqur që Partia Socialiste është rikthyer në parlament. Ne përshëndesim gatishmërinë nga të dyja palët politike, për të marrë pjesë në Komisionin Hetimor Parlamentar. Sipas mendimit tonë kjo është një çështje që i takon partive politike të vendit tuaj për ta zgjidhur. Ne si OSBE jemi të gatshëm të ndihmojmë nëse na kërkohet. Ne mendojmë se ka rëndësi të vazhdojnë reformat politike dhe sidomos ato zgjedhore, sipas rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it./tvklan.al