Kryetari i Partisë Socialiste për Integrim e ka cilësuar si qëndrim inaçor vendimin e marrë nga grupi parlamentar socialist për ngritjen e një komisioni hetimor mbi pasurinë e Ilir Metës.
Ilir Meta: “Reagimi primitiv dhe inaçor i radhës i një force politike, tashmë e cila nuk prodhon më politikë, por vetëm sulme personale ndaj të gjithë atyre që mendojnë ndryshe. Më vjen keq që ata janë kaq të vonuar.”
Ilir Meta sqaroi se nuk ka asnjë marrëveshje me Berishën si dhe nuk do të ketë koalicione parazgjedhore. Për sa i përket ndryshimeve në qeveri:
Ilir Meta: “Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka qëllim në vetvete për të rrëzuar këtë qeveri apo çdo qeveri tjetër me çdo kusht, ashtu sikurse nuk ka qëllimin e saj as të mbajë me pahir një qeveri e cila nuk ekziston në funksion të qevrisjes së vendit.”
Kryetari i partisë së re socialiste konfirmoi se grupi i ri parlamentar përbëhet nga 10 deputetë mes të cilëve dhe deputetët Eduard Alushi dhe Albert Çaçi. /tvklan.al