Ilir Meta u ka kërkuar sot drejtuesve të LSI-së në rrethe që të nisin riorganizimin e strukturave për zgjedhjet lokale të 2011-ës, duke theksuar edhe njëherë se forca politike qe ai drejton do te jete ne koalicion me Partine Demokratike. Meta tha, se për LSI-në ka ardhur moment i një angazhimi te ri.
Ilir Meta: “Me angazhimin e LSI-së në qeverisje të gjithë duhet të kuptojmë se forcimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim mbetet një prioritet i pa zëvendësueshëm dhe natyrisht konfirmimi i parë për drejtësinë e vendimit të marrë nga LSI-ja do të jetë në zgjedhjet vendore të ardhshme, ku jam i sigurt që rezultati për Lëvizjen tonë do të jetë rezultat jashtëzakonisht pozitiv dhe inkurajues. Sepse qytetarët shqiptar janë lodhur nga grindjet dhe problemet e mëdha të vëna re sidomos brenda Partisë Socialiste.”
Në këtë kontekst u kërkoi drejtuesve të degëve që të fokusohen tek partneriteti i ri politik e të humbasin kohe me lidershipin e Partisë Socialiste.
Ilir Meta: “Ne vetë e dimë që bëmë një marrëveshje me këtë forcë politike në vitin 2006, e cila nuk jetoi më shuam se sa një vit edhe për aq kohë empaterica derisa u zgjodh kryetari i kësaj partie në krye të bashkisë së Tiranës. Një marrëveshje që s’u respektua asgjëkund, në asnjë nivel dhe nuk kemi kohë të humbasim me njerëz që nuk kanë asnjë përgjegjshmëri dhe asnjëlloj serioziteti. Duhet të ecim përpara.”
Sipas Metës, gjedhet vendore do të jenë dhe testi i parë për të bindur qytetaret se Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike morën një vendim të drejtë për të qenë në koalicion qeverisës./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani