Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta nga lagjja Kombinat e Tiranës ka hedhur edhe një herë sfidën për rivalët e tij kryesorë në zgjedhjet parlamentare për t’u përballur në një debat. Meta ka deklaruar në gjatë mitingut se argumentet e tij bazohen në Planin për Veprim që garanton punësim dhe mirëqenie për të gjithë.
Ilir Meta: “E kam ftuar në radhë të parë Sali Berishën, por edhe kryetarin PS-së që të dalim në një debat televiziv përpara shqiptarëve, të shpalosim argumete se kush mund ta nxjerrë vendin nga kriza dhe të zhvillojë ekonominë e shqiptarëve. Asnjëri dhe as tjetri nuk ka pranojnë të ballafaqohen, sepse nuk kanë asnjë ide nga ekonomia, sepse do të mjaftonte vetëm 1 orë që populli shqiptar të kuptonte 1 herë e mirë se alternativa jonë meriton 1 mazhorancë dërrmuese në 28 qershor”.
Ilir Meta, tha se program i LSI-së do të mendojë për statusin e ushtarakut, minatorit e pensionistit pa harruar këtu dhe problemin e legalizimeve që po mbahet peng prej 4 vjetësh./tvklan.al
Gazetar: Endrit Sauku