Kompania “Meta” ka njoftuar se do të ndalojë mediat shtetërorë ruse të përdorin platformat e saj të mediave sociale.
Sipas kompanisë ato përdorën taktika mashtruese për të përforcuar propagandën e Moskës.
Kompania, e cila zotëron rrjetin: Facebook, WhatsApp dhe Instagram, njoftoi se vendimi do të hyjë në fuqi gjatë ditëve të ardhshme.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e kritikoi vendimin duke thënë se veprime të tilla selektive kundër mediave ruse janë të papranueshme.
Vendimi i kompanisë “Meta” vjen disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan vendosjen e sanksioneve të reja ndaj medias RT-së, duke akuzuar median e Kremlinit se është një pjesë kyçe e makinerisë së luftës së Rusisë.
Zyrtarët amerikanë njoftuan javën e kaluar se kjo media po punonte me ushtrinë ruse dhe po zhvillonte fushata për mbledhjen e fondeve për të paguar për armët dhe pajisjet e tjera për ushtarët që luftonin në Ukrainë.
Në fillim të këtij muaji, administrata e Presidentit Biden bllokoi disa faqe interneti të Kremlinit dhe akuzoi dy punonjës të rrjetit RT se në mënyrë të fshehtë i kishin kaluar miliona dollarë një kompanie në shtetin Tenwsi për të postuar në rrjetet sociale video që përhapin mesazhe pro-Kremlinit.
Klan News