Një studim i fundit tregon se Instagram qarkullon video me përmbajtje seksuale për të rinjtë duke nisur nga mosha 13 vjeç.
Wall Street Jornal dhe një studiues nga Universiteti Northeastern hetuan bashkërisht filtrat e aplikacionit për 7 muaj. Ata krijuan llogari të rreme që përfshinin përdorues 13-vjeçarë, për të parë reels-at e Instagram.
Sapo përdoruesi klikonte për herë të parë një video me përmbajtje seksuale algoritmi në mënyrë të shpejtë i sugjeronte një sërë videosh me të njëjtin konotacion, pavarësisht moshës.
Në fillim videot tregonin gra duke kërcyer në mënyrë provokuese, duke treguar edhe hijet e tyre. Por teksa përdoruesit i shikonin këto video duke anashkaluar të tjerat, përmbajtjet u bënë më të shpeshta. Saqë ato shfaqnin edhe punonjëse seksi në internet që premtonin se do u dërgonin foto nudo shikuesve në privat në më pak se 20 minuta.
Në raport thuhet se videot me konotacion seksual shfaqen herë pas here përgjatë reklamave të markave të korporatave.
Megjithatë kompania Meta ka kundërshtuar gjetjet e raportit, ku nëpërmjet zëdhënësit të saj Andy Stone, pretendojnë se studimi është një ekspertiment artificial dhe se kjo gjë nuk ndodh në realitet me përdoruesit e Instagram-it.
“Si pjesë e punës sonë të gjatë për çështjet e të rinjve. Ne kemi reduktuar vëllimin e përmbajtjeve të ndjeshme për adoleshentet që përdorin Instagram,” tha Stone.
Studimi i fundit duket se ishte një goditje tjetër e rëndë për kompaninë Meta, pasi kjo e fundit prej shumë kohësh po përballet me procese gjyqësore nga një sërë vendesh federale. Ajo akuzohet se aplikacionet e saj kanë nxitur një krizë të shëndetit mendor të të rinjve./tvklan.al