Ka ardhur koha për veprim për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike ku është futur.
Në një takim me simpatizantët në fshatin Këmishtaj të Lushnjës, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha edhe se ky formacion politik ka një program për të nxjerrë bujqësinë nga gjendja e rëndë në të cilën qeveria e ka lënë atë.
Ilir Meta: “Ne kemi një plan për ta nxjerrë bujqësinë nga kjo prapambetje dhe nga kjo braktisje. Ky plan bazohet në radhë të parë në një vullnet të fuqishëm politik për të rritur rolin e shtetit, rolin e qeverisë përmes programeve konkrete të mbështetjes dhe të subvencionimit”.
Ne fund kreu i LSI-së shpërndau kartat e anëtarësimit për 250 simpatizantë të partisë së tij./tvklan.al