Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ishte mbrëmë në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, ku iu përgjigj pyetjeve të shumta lidhur me marrëveshjen për të drejtuar partinë që ai drejton me koalicionin qeverisës të kryeministrit Berisha.
Ilir Meta: “Unë jam i bindur që ky koalicion do të funksionojë sepse e kërkon vetë situata ku ndodhet vendi, e kërkojnë vetë aspiratat e Shqipërisë për të mos humbur trenin e fundit për në Evropë.”
Blendi Fevziu: “Mbi ç’baza do të jetë ky koalicion, si do të … LSI-ja?”
Ilir Meta: “Mbi baza tërësisht parimore, dhe zoti Berisha kur ndërmori këtë hap shumë të rëndësishëm dhe publik edhe unë kur bëra një përgjigje të tillë, kemi marrë në konsideratë që kemi marrë një përgjegjësi para të gjithë qytetarëve.”
Meta tha se kushti i vetëm i këtij bashkëpunimi është ai i integrimit të vendit dhe shtoi se nuk ka asnjë pazar për kryeministrin për poste qeverisëse, Meta deklaroi se pas përfundimit të zgjedhjeve ka pasur oferta nga Edi Rama për të qenë kryeministër i së majtës me vota të trafikuara nga mazhoranca.
Ai sqaroi se marrëveshja me Berishën është një nevojë për stabilitet dhe vazhdim reformash.
Sipas Metës kjo lëvizje politike ka ardhur edhe pas një konsultimi të gjerë me faktor të brendshëm dhe të jashtëm politik.
Blendi Fevziu: “Me kë jeni konsultuar për ta marrë këtë vendim, jashtë pjesës zyrtare të partisë zoti Meta?”
Ilir Meta: “Me aktorë të rëndësishëm, brenda dhe jashtë vendit. Të cilët janë të interesuar që në Shqipëri të ketë stabilitet dhe që në Shqipëri, në këtë moment të rëndësishëm dhe delikat të mos përdoren dhe të mos frymëzohen incidente për të nxjerrë situatën jashtë kontrollit.”
Në përgjigje të pyetjeve të Fevziut Meta tha se Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë pasur një plan për të asgjësuar politikisht LSI-në.
Nëpërmjet këtyre zgjedhjeve dhe sistemit zgjedhor që zgjedhur vetë selia rozë. Ai deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim ka prova dhe fakte të qarta që vërtetojnë vjedhjen e votave në disa qarqe.
Meta shprehu bindjen se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të kenë një qeverisje të qëndrueshme dhe se në fund të mandatit qeverisës LSI do të jetë edhe më e fortë.
Kreu i LSI-së foli për marrëdhëniet me Edi Ramën duke kujtuar ndihmën politike që ai i ka dhënë atij, veçanërisht kur ishte ministër i kulturës dhe në garën për mandatin e tretë të bashkisë së Tiranës ku sipas Metës, Rama dinte ta braktiste garën pas publikimit të fotove nudo.
Meta tha se nuk ka tradhtuar askënd me zgjedhjen e bërë, duke sqaruar se ka qenë Edi Rama ai që e bëri të detyrueshëm këtë zgjedhje./tvklan.al