200 të rinj nga qyteti i Shkodrës i janë bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim, gjatë një takimi të zhvilluar në teatrin “Migjeni” të këtij qyteti. Kreu i LSI-së Ilir Meta kërkojë mbështetjen e të rinjve shkodranë për t’i rikthyer siç u shpreh ai dinjitetin e opozitës së majtë.
Ilir Meta: “Në zgjedhjet e ardhshme ne nuk do të jemi thjeshtë si LSI, po do të jemi si një koalicion i ri dhe i vërtetë opozitar, i cili do të bashkojë të gjithë socialistët dhe progresistët e vërtetë, i cili po bashkon edhe shumë demokratë të ndershëm”.
Ai e konsiderojë kritike gjendjen në vend duke kritikuar 2 partitë e mëdha dhe konsensusin e arritur mes Ramës e Berishës për ndryshimet kushtetuese dhe sistemin zgjedhorë./tvklan.al