Ilir Meta thotë se Partia e Lirisë ishte një organizim i çorganizuar. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se tradhtia në forcën politike që ai drejton ka qenë në nivele të larta.

Blendi Fevziu: A mund të ma thuash se çfarë ka ndodhur në Partinë e Lirisë që ju keni bërë denoncime?

Ilir Meta: Këta janë çështje që nuk i interesojnë shumë publikut.

Blendi Fevziu: A keni gjetur përgjues në zyrën tuaj? A ka qenë në përgjim telefoni juaj?

Ilir Meta: Nuk kam asnjë merak dhe asnjë shqetësim. Unë tërë jetën jam në përgjim. Kam gjithë jetën në përgjim dhe nuk kam asnjë shqetësim për këtë punë. Tani, vijmë tek Partia e Lirisë ka patur një problem të madh sepse ka patur një organizim të çorganizuar.

Blendi Fevizu: Të qëllimshëm apo të paqëllimshëm?

Ilir Meta: Në nivelet e larta, zakonisht nuk ka gabime, ka tradhti. Që selia e Partisë së Lirisë të mos ketë roje nate 6 muaj dhe kryetari i Partisë së Lirisë të mos e dijë dhe ta marrë vesh vetëm kur emëron një burrë fisnik drejtor të organizimit, kjo është shumë e rëndë. Në kushtet kur kjo parti është target i Ramës.

/tvklan.al