Lufta kundër krimit te organizuar dhe trafikut te qenieve njerëzore mbetet një përparësi e qeverise, por edhe e gjithë vendeve te rajonit.
Ne një takim te zhvilluar ne Ministrinë e Jashtme për trafikun e qenieve njerëzore zv/kryeministri, njëherësh Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, ka deklaruar se parandalimi i trafiqeve është shume i rëndësishëm për te fituar liberalizimin e vizave.
Ilir Meta: “Shoqëria jonë ka fituar një ndërgjegje të re dhe më të madhe dhe një kulturë të re qytetare për të luftuar këtë të keqe të përbashkët. Rezultatet e strategjisë kombëtare antitrafik dhe veprimi antitrafik, i cili është fokusuar në katër drejtime të mëdha, si ndjekja penale e trafikantëve, mbrojtja dhe asistimi i viktimave apo parandalimi dhe koordinimi ka sjellë rezultate gjithnjë në rritje në këtë drejtim”.
Për kontribut te veçante ne luftën ndaj trafikimit te qenieve njerëzore Meta i ka dorëzuar një certifikate mirënjohje zonjës Vera Leska, drejtore e qendrës “Vatra”, e cila merret me personat e trafikuar.
Te pranishëm kane qene dhe përfaqësues te shoqërisë civile dhe diplomate te huaj./tvklan.al