Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka deklaruar me shqetësim mungesën e përfaqësimit të kësaj force politike në komisionet e zonave zgjedhore. Reforma zgjedhore drejtuar nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike i heq të drejtën LSI-së për të patur komisionerë në numërimin e votave, mënyrë që kompromenton zgjedhjet pa nisur ende, shprehet Meta.
Ilir Meta: “Për Lëvizjen Socialiste për Integrim nuk mund të ketë zgjedhje të drejta, të lira dhe të ndershme në Shqipëri të ngritura mbi veton dypartiake që përjashton të gjitha forcat e tjera politike parlamentare; për Lëvizjen Socialiste për Integrim nuk mund të ketë zgjdhje të pakontestuara nëse rezultati i tyre do të vendoset nga komisioni dypartiak apo dypalësh i qendrës së votimit.”
Për Metën numërimi i votave në publik do të ishte mënyra më e mirë për të kontrolluar votën e lirë të shqiptarëve duke shmangur kështu marrëveshjet e komisionerëve për të nxjerrë rezultatet sipas interesave partiake. Për këtë çështje Lëvizja Socialiste për Integrim do t’i drejtohet institucioneve ndërkombëtare. /tvklan.al