Lëvizja Socialiste për Integrim bën për herë të parë publike qëndrimin e vetë politik pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Gjatë firmosje së marrëveshjes parazgjedhore me Partinë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, kreu i LSI, Ilir Meta, sqaroi se partia e tij në rast të një fitore të së majtës do të bashkëqeverisë me socialistët.
Ilir Meta: “Ne na vjen keq për politikanin në prag pensionit të 28 qershor zotit Berisha, që vazhdon me diversionet e tij pa kripë, pasi nuk është Berisha ai që përcakton se me kë bën koalicion LSI, por është LSI ajo që e ka bërë të qartë dhe që e konfirmon edhe një herë tjetër me forcë, se synon fitoren e zgjedhjeve të 28 Qershorit me koalicionin e saj, dhe në rast se nuk do të arrijë të fitojë e vetme këto zgjedhje, padyshim që koalicionin do e bëjë me forcat e majta”.
Ndërkaq, lidhur me deklaratën e disa ditëve më parë të kryeministrit Sali Berisha, që në rast se lind e drejta për të krijuar koalicion qeverisës do ta bëj këtë koalicion me LSI-në. Meta kundërshtoi mundësitë me bashkëpunimin me të djathtën./tvklan.alGazetare: Bora Sadriaj