Meta: Kaluam disa orë frymëzuese
Tre ditë para se të paraqitet në Hagë për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit special, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një vizitë private në Shqipëri. Ai është pritur në një dreke nga Presidenti Meta, ku i pranishëm ishte edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Lajmin e beri të ditur vetë Presidenti Meta, i cili e konsideroi këtë takim frymëzues.
“Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese”, shkroi Presidenti Meta.
Tv Klan