Nga studio e “Opinion” këtë të enjte, gazetari Robert Rakipllari tha se sa i takon zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe aktakuzës për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, i beson më shumë një drejtësie ndërkombëtare sesa asaj në Kosovë.
Rakipllari tha se nuk e di nëse akuzat për krime lufte drejt dy figurave kryesore politike të Kosovës janë të vërteta, e për këtë duhen hetuar.
“UÇK ka bërë lutë çlirimtare, pasoja është e qartë, Kosova është e pavarur sot, një gjë që para 20 viteve as nuk mendohej fare. Por problemi qëndron këtu Blend, krime lufte janë bërë apo jo?! Se ne kemi një problem të madh, ne i mohojmë. Mehmet Shehu ka bërë krime lufte, ka vrarë robër italianë… ka pasur të vrarë atje? Janë vrarë njerëz atje? Të përgjigjen këta zotërinjtë… drejtësi ndërkombëtare, vetëm ajo është e besueshme. Ne si komb nuk mund të vazhdojmë të kemi në kurriz krime… i kanë bërë ata? Unë nuk e di! Ata duhet të përgjigjen. Ka vrarë Mehmet Shehu? Po këta pse të mos kenë vrarë? Kjo ka kontekst tjetër, unë do t’i besoja më shumë një drejtësie ndërkombëtare sesa një drejtësie Kosove ku kanë pushtetin këta… “. /tvklan.al