Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka bërë thirrje qeverisë që të reflektojnë për paketën e njohur si “anti-shpifja”. Meta para gazetarëve tha se “Qeveria dhe Kuvendi duhet të reflektojnë në kohë për ligjin për Mediat Audiovizive”, dhe të dëgjojnë thirrjen e Këshillit të Evropës dhe të Presidentit, pasi të dy këto institucione sipas tij mbështesin opinionin e Komisionit të Venecias.

Kreu i Shtetit njoftoi këtë të premte se ka kthyer disa ligje gjatë muajit gusht, pasi sipas tij shkelnin Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Po ashtu ai ka shprehur pakënaqësi për punën e KED, duke thënë se ka zvarritur procesin e emërimeve të reja.

Situata problematike nuk ka filluar sot, por ka disa vite. Edhe KED e vitit 2020 ka shfaqur problematika të theksuara dhe vonesa të pajustifikuara”, shtoi ai./tvklan.al